Ai ishte arrestuar në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa këtë javë doli para trupit gjykues për t’u përballur me akuzat.
Gjatë seancës gjyqësore, i pandehuri pranoi se kishte dijeni për drogën që ndodhej në bagazhin e automjetit, por u përpoq të distancohej nga përgjegjësia. Ai deklaroi se kishte shkuar tek makina disa herë atë mbrëmje vetëm për të marrë xhaketën e të dashurës së tij dhe se nuk donte të kishte të bënte me “gjërat”, duke iu referuar drogës. Sipas tij, substancat narkotike i përkisnin pronarit të automjetit.
Megjithatë, dëshmia e një gjermani të thirrur si dëshmitar e rrëzoi këtë version. Ai, i njohur më parë nga autoritetet për raste të ngjashme, e mohoi përfshirjen e tij dhe e fajësoi drejtpërdrejt 28-vjeçarin kosovar.
Pas shqyrtimit të provave, kryetarja e trupit gjykues, Franziska Klammer, e shpalli të riun fajtor për trafikim droge dhe përgatitje për trafikim droge. Gjykata i shqiptoi atij një dënim me dy vjet burgim efektiv dhe urdhëroi konfiskimin e shumës prej 78,720 eurosh, të konsideruar si përfitim nga veprimtaria e paligjshme.
Vendimi është tashmë i formës së prerë, duke i mbyllur mundësinë e apelimit për 28-vjeçarin kosovar.







