Ngjarja e parë ka ndodhur në dhjetor të vitit 2024 në Perg, ndërsa e dyta më 12 shkurt 2025 në Langenstein. Në këtë rast, hajduti kishte hyrë me forcë në orën 5:30 të mëngjesit dhe kishte kontrolluar të gjithë shtëpinë, nga lart poshtë, për sende me vlerë. Pika kulminante e vjedhjes ishte kur hajduti kishte përdorur një mjet prerës për të hapur kasafortën dhe për të marrë çdo gjë që ndodhej brenda saj.
Pasi hetimet nisën, Policia Kriminale e Austrisë së Epërme arriti të gjurmonte autorin e krimit, duke zbuluar se bëhej fjalë për një 29-vjeçar kosovar. Meqenëse i dyshuari ishte arratisur në Kosovë, Prokuroria Publike e Linzit lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar.
Arrestimi erdhi më 4 shtator 2025. Kosovari u kap menjëherë sapo hyri në territorin e Austrisë. Gjatë marrjes në pyetje, ai rrëfeu pjesërisht krimet e kryera. Zbulimet e mëtejshme të hetimit treguan se ai kishte punuar më parë në vendet e krimit dhe me sa duket kishte vëzhguar ndërtesat para se t’i vidhte.
Pas arrestimit, 29-vjeçari u dërgua në Qendrën Korrektuese të Linzit, ku do të përballet me drejtësinë për veprat e tij.






