Ngjarja u raportua mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia austriake ka njoftuar se i dyshuari është gjetur në gjendje të rëndë të dehur.
Sipas autoriteteve, rreth orës 21:10, oficerët lokalizuan të dyshuarin në një bar në afërsi të vendit të ngjarjes. Ai kishte një nivel alkooli në gjak prej 2.3 promil, çka konsiderohet gjendje e rëndë dehjeje. Menjëherë pas identifikimit, 47-vjeçari është arrestuar nga policia.
Për të mbrojtur viktimën dhe për të shmangur ndonjë incident të mundshëm të mëtejmë, autoritetet austriake kanë lëshuar urdhra kufizues ndaj të dyshuarit. Atij i është ndaluar hyrja dhe afrimi në zonën ku banon gruaja, ndërsa është lëshuar edhe ndalim i përkohshëm për armëmbajtje.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente në Austri, ndërsa pritet që ndaj të dyshuarit të ngriten akuza për kërcënim dhe dhunë në familje. Autoritetet apeluan edhe një herë për raportim të menjëhershëm të rasteve të dhunës familjare, me qëllim mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e situatave tragjike.






