Sot KEDSNdërprerje Kufiri LIVE
I rrëzoi nga mjeti dhe mopedi

Dy fëmijë të lënduar në Kroaci, Policia arreston një shtetas të Kosovës

para 39 dite

Policia në Labin të Kroacisë ka ndaluar një 30-vjeçar, shtetas të Kosovës, nën dyshimin se ka plagosur dy fëmijë gjatë një incidenti të ndodhur të shtunën në mbrëmje në Tupljak.

Dy fëmijë të lënduar në Kroaci, Policia arreston një shtetas të Kosovës

Sipas Departamentit të Policisë së Istrias, ai dyshohet për dy vepra penale të tentativës së lëndimit të rëndë trupor.

Sipas Policisë, incidenti ka ndodhur ndërmjet orës 19:30 dhe 20:15. I dyshuari dyshohet se fillimisht ka shtyrë një fëmijë nga një moped dhe më pas ka tërhequr një tjetër nga një automjet me katër rrota. Pas rrëzimit, ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht edhe fëmijën që ndodhej në automjetin me katër rrota.

Njëri nga fëmijët është dërguar në spitalin e Rijekës me lëndime që fillimisht janë konsideruar serioze. Policia e Istrias ka sqaruar se të dyja ngjarjet kanë qenë pjesë e të njëjtit incident.

Pas përfundimit të hetimeve fillestare, 30-vjeçari është dërguar në paraburgim dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal. Policia ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë edhe për të përcaktuar nëse ka përgjegjësi nga ana e prindërve, pasi fëmijët po drejtonin automjete për të cilat nuk kishin leje drejtimi. /Urgjent.com/

Përgatiti: Nazlie Jakupi

Mendimi juaj ka rëndësi

Si e vlerësoni këtë artikull?

0 reagime

Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur
URGJENT.COM

Përmbajtje e mbrojtur

Respektoni punën e redaksisë. Ripublikimi ose përdorimi i përmbajtjeve të mbrojtura kërkon autorizim, përveç rasteve të lejuara nga ligji.

Për ta ndarë lajmin me të tjerët, përdorni lidhjen e artikullit.