Gjermani, 18-vjeçares nga Kosova i zbulohet bileta e falsifikuar, 1000 € gjobë dhe ndalesë afatgjate në zonën Schengen

22.10.2025

Një 18-vjeçare nga Kosova është ndaluar në hyrje të Gjermanisë më 24 shtator 2025 nga Policia Kufitare në Memmingen, pasi oficerët zbuluan se ajo kishte paraqitur një biletë kthimi të falsifikuar.

Gjermani, 18-vjeçares nga Kosova i zbulohet bileta e falsifikuar, 1000 € gjobë dhe ndalesë afatgjate në zonën Schengen
Për çka bëhet fjalë
  • E reja kishte deklaruar se udhëtonte për vizitë dhe se planifikonte të kthehej në Prishtinë, duke shfaqur një biletë për…
  • Mirëpo, gjatë kontrollit të dokumenteve, policia konstatoi se bileta ishte jo e vërtetë.
  • Autoritetet kufitare nuk u bindën nga deklarimet e saj dhe pas verifikimit të biletës vendosën ta kthejnë menjëherë në Kosovë.

E reja kishte deklaruar se udhëtonte për vizitë dhe se planifikonte të kthehej në Prishtinë, duke shfaqur një biletë për të dëshmuar pretendimin e saj. Mirëpo, gjatë kontrollit të dokumenteve, policia konstatoi se bileta ishte jo e vërtetë.

Autoritetet kufitare nuk u bindën nga deklarimet e saj dhe pas verifikimit të biletës vendosën ta kthejnë menjëherë në Kosovë. Përveç refuzimit të hyrjes, ndaj saj janë ngritur procedura penale për falsifikim dokumentesh. Ajo është detyruar të paguajë mbi 1,000 euro depozitë sigurie, ndërsa autoritetet gjermane kanë vendosur ndalim hyrjeje dhe qëndrimi për shumë vite në territorin gjerman dhe zonën Schengen.

Policia Kufitare e Memmingenit ka bërë të ditur se falsifikimi i dokumenteve të udhëtimit është vepër serioze penale dhe çdo përpjekje për mashtrim sjell pasoja të menjëhershme ligjore dhe afatgjata për personin që tenton një veprim të tillë. /Urgjent.com/

Përgatiti: Ardit Berisha

Mendimi juaj ka rëndësi

Si e vlerësoni këtë artikull?

0 reagime

Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur