Menu

Gjermani, 47-vjeçari nga Kosova kapet mat në tentativë vjedhje në një restorant

17.08.2025

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, më 13 gusht 2025, në rrugën Georgstraße në Gütersloh, ku një hajdut tentoi të hynte në një restorant duke thyer xhamat e pasmë.

Gjermani, 47-vjeçari nga Kosova kapet mat në tentativë vjedhje në një restorant

Rreth orës 2:00 të mëngjesit, policia u njoftua për një incident në një restorant të zonës. Autori kishte thyer xhamat, por nuk kishte arritur të hynte brenda. Dëshmitarë të pranishëm e panë atë duke ikur me nxitim, përpara se oficerët të mbërrinin në vendngjarje.

Gjatë hetimeve në terren, policia hasi një burrë që po përpiqej të fshihej në afërsi. Fillimisht ai refuzoi të komunikonte me oficerët, por pas disa thirrjeve të përsëritura, më në fund dha përgjigje. Duke u bazuar në deklaratat e dëshmitarëve dhe situatën e gjetur në vendngjarje, policia identifikoi 47-vjeçarin me origjinë nga Kosova si autor të dyshuar të tentativës për thyerje. Ai u arrestua menjëherë.

Pas kontrollit të të dhënave, u zbulua se ndaj burrit ekzistonte tashmë një urdhër arresti për dëbim. Autoritetet po vijojnë procedurat ligjore ndaj tij.

Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur