Mes të ndaluarve ishte edhe një 32-vjeçar nga Kosova, rasti i të cilit ka tërhequr vëmendje, pasi situata e tij ishte më e rëndë krahasuar me personat e tjerë të kontrolluar.
Autoritetet gjermane njoftuan se ndaj kosovarit kishte dy urdhër-arreste aktive:
- një dënim me 1 vit e 6 muaj burg i lëshuar nga Prokuroria e Münsterit
- si dhe një urdhër paraburgimi nga autoritetet e Paderbornit.
Për dallim nga shtetasit e tjerë të ndaluar, të cilët pas pagesës së gjobave u lanë të vazhdonin udhëtimin, kosovarit iu ekzekutua masa e menjëhershme e dënimit dhe ai është dërguar në institucionin korrektues për të filluar vuajtjen e burgut.
Për më tepër, ndaj tij është në fuqi edhe ndalimi i hyrjes në Zonën Shengen deri në tetor të vitit 2027. Kjo nënkupton se pas përfundimit të dënimit, ai do të deportohet në Kosovë dhe nuk do të mund të rikthehet në vendet e Bashkimit Evropian për disa vite.
Kontrollet kufitare në këtë zonë janë shtuar javëve të fundit, si pjesë e masave kundër migrimit të paligjshëm dhe krimit ndërkufitar. /Urgjent.com/
Përgatiti: Liridona Krasniqi
Mendimi juaj ka rëndësi
Si e vlerësoni këtë artikull?