Sot KEDSNdërprerje Kufiri LIVE
Kishte urdhër dëbimi

Itali, dëbohet 20-vjeçari nga Kosova

para 42 dite

Një 20-vjeçar, shtetas i Kosovës, është dëbuar nga Italia pasi autoritetet italiane konstatuan se ndaj tij ishte në fuqi një urdhër largimi nga territori italian.

Itali, dëbohet 20-vjeçari nga Kosova

I riu ishte gjetur pranë stacionit të Karabinierëve në Palazzolo sull’Oglio, në provincën e Brescias, ndërsa më pas është raportuar për mosrespektim të urdhrit të mëparshëm të dëbimit.

Pas verifikimeve, shefi i Policisë së Brescias ka urdhëruar dëbimin e 20-vjeçarit dhe shoqërimin e tij deri në pikën kufitare në Aeroportin Malpensa.

Sipas informacionit të publikuar për rastin, ai është dërguar menjëherë në aeroport dhe është vendosur në një fluturim me destinacion Kosovën, duke u ekzekutuar kështu masa e largimit nga Italia. /Urgjent.com/

Përgatiti: Ylli Gashi

Mendimi juaj ka rëndësi

Si e vlerësoni këtë artikull?

1 reagime

Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur
URGJENT.COM

Përmbajtje e mbrojtur

Respektoni punën e redaksisë. Ripublikimi ose përdorimi i përmbajtjeve të mbrojtura kërkon autorizim, përveç rasteve të lejuara nga ligji.

Për ta ndarë lajmin me të tjerët, përdorni lidhjen e artikullit.