Menu

Itali, arrestohen dy shqiptarë të dyshuar për 13 vjedhje banesash

para 10 dite

Dy shtetas shqiptarë, të moshës 42 dhe 45 vjeç, banues në Senago, janë arrestuar nga Skuadra Fluturuese e Milanos me urdhër të Prokurorisë Publike të Busto Arsizio, nën dyshimin për një sërë vjedhjesh të banesave në veri të Italisë.

Itali, arrestohen dy shqiptarë të dyshuar për 13 vjedhje banesash

Sipas hetimeve, të dyshuarit dyshohet se kanë kryer të paktën trembëdhjetë vjedhje gjatë muajve shkurt dhe mars të këtij viti në provincat Varese, Como dhe Monza Brianza. Hetimi nisi pas një denoncimi të publikuar fillimisht në rrjete sociale, ku raportoheshin hyrje të paligjshme në një banesë në zonën e Komos.

Hetuesit arritën të lokalizonin automjetin që përdorej nga të dyshuarit për të realizuar grabitjet, duke e gjurmuar atë në provincën e Milanos. Përmes përgjimeve telefonike, analizës së të dhënave të komunikimit dhe verifikimit të hyrjeve në autostradë, policia rindërtoi mënyrën e veprimit të grupit.

Sipas autoriteteve, dy shqiptarët vepronin me rol të ndarë: njëri prej tyre shërbente si vrojtues dhe siguronte terrenin, ndërsa tjetri hynte në banesa. Për të shmangur identifikimin, ata përdornin automjete të vjedhura me targa të klonuara.

Hetimi vazhdon për të përcaktuar nëse të arrestuarit janë të përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme në rajon. Autoritetet italiane pritet të publikojnë detaje të mëtejshme në ditët në vijim.

Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur