Menu

Itali, ndjekja e policisë përfundon në aksident fatal, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

12.09.2025

Një ndjekje e shkurtër me policinë në Bolonjë sot, më 12 shtator, ka përfunduar tragjikisht me vdekjen e një 18-vjeçari shqiptar.

Itali, ndjekja e policisë përfundon në aksident fatal, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

Aksidenti fatal ndodhi pasi makina, e cila u gjet më pas e vjedhur, u përplas me një shtyllë në Via Murri, ndërsa po largohej nga një postbllok policie.

Ngjarja nisi në Via Tolmino, ku një makinë patrullimi pikasë automjetin me dy të rinj shqiptarë, një 18-vjeçar dhe një 19-vjeçar. Kur makina ndaloi në semafor, policia iu afrua për një kontroll rutinë, por sapo semafori u bë jeshil, dy të rinjtë u larguan me shpejtësi.

Një ndjekje e shkurtër pasoi, duke vazhduar në Via Andrea. Për shkak të shpejtësisë së lartë, makina e policisë humbi vizualisht automjetin e ndjekur. Disa momente më vonë, policia zbuloi se makina e dy të rinjve ishte përplasur me një shtyllë. Autoritetet sqaruan se makina e patrullës nuk pati kurrë kontakt fizik me automjetin e vjedhur dhe nuk ishte dëshmitare e momentit të përplasjes.

Si pasojë e aksidentit, 18-vjeçari humbi jetën, ndërsa shoferi 19-vjeçar shpëtoi me lëndime të lehta. Sipas policisë, viktima kishte precedentë penalë për vjedhje dhe rezistencë ndaj arrestit, ndërsa shoferi nuk kishte precedentë. Aktualisht, automjeti po hetohet si i vjedhur.

Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur