Sipas të dhënave të fundit të datës 15.08.2025 ora 20:35, situata më e rënduar paraqitet në pikën kufitare Merdarë, në dalje të Kosovës. Aty, kolona e automjeteve arrin në mbi 2 kilometra, ndërsa koha e pritjes është rreth 330 minuta, ose plot 5 orë e 30 minuta.
Edhe në pikat kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, ka raportime për pritje të gjata. Në pikën e kalimit Bajakovë, në hyrje për në Kroaci, pritja është rreth 2 orë.
Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare si Tovarnik– Shid, në hyrje për në Kroaci, koha e pritjes është pak më e shkurtër, rreth 1 orë.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të përdorin edhe pika alternative kalimi, si dhe të nisen herët në mëngjes për të shmangur radhët e gjata.






