Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se ditët e verës shënojnë edhe ardhjen e mërgatës në vendlindje, duke e vlerësuar kontributin dhe praninë e tyre gjatë kësaj periudhe.
“Ardhja juaj e ka gjallëruar vendin dhe kjo vërehet në secilën komunë. Mirë se keni ardhur dhe mirë se jeni në atdheun tuaj”, tha Kurti.
Ai po ashtu u bëri thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në komunikacion, pas numrit të aksidenteve të raportuara së fundmi.
Kurti kërkoi edhe nga Policia e Kosovës që të shtojë veprimet parandaluese, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë, veçanërisht gjatë sezonit veror kur qarkullimi i automjeteve është më i shtuar. /Urgjent.com/
Përgatiti: Drenusha Pllana
Mendimi juaj ka rëndësi
Si e vlerësoni këtë artikull?