Sot KEDSNdërprerje Kufiri LIVE
Patentë kroate të falsifikuar

Me pasaportë e vizë të vlefshme, por pa hyrë në Gjermani: 45-vjeçari kthehet në Kosovë

para 39 dite

Një 45-vjeçari, shtetas i Kosovës, i është refuzuar hyrja në Gjermani pasi gjatë kontrollit në Aeroportin Karlsruhe/Baden-Baden iu gjet një patentë shoferi kroate që, sipas Policisë Federale Gjermane, ishte tërësisht e falsifikuar.

Me pasaportë e vizë të vlefshme, por pa hyrë në Gjermani: 45-vjeçari kthehet në Kosovë

Rasti ka ndodhur të premten pasdite, më 2 tetor 2026, pas mbërritjes së një fluturimi nga Prishtina.

Sipas Policisë Federale, 45-vjeçari ishte identifikuar me pasaportë të vlefshme të Kosovës dhe vizë të vlefshme gjermane. Megjithatë, gjatë marrjes në pyetje, ai thuhet se ka dhënë informacione kontradiktore lidhur me qëllimin e qëndrimit të tij në Gjermani dhe nuk ka mundur të dëshmojë se kishte mjete të mjaftueshme financiare për qëndrimin e planifikuar.

Gjatë kontrollit, autoritetet kanë gjetur edhe patentën kroate, e cila sipas Policisë rezultoi e falsifikuar. Për këtë arsye, ndaj tij janë iniciuar procedura penale për tentativë hyrjeje të paligjshme dhe posedim të një dokumenti zyrtar të falsifikuar.

Pas përfundimit të procedurave, autoritetet gjermane ia kanë refuzuar hyrjen në vend dhe 45-vjeçari është kthyer me fluturim drejt Prishtinës rreth shtatë orë pas ndalimit. /Urgjent.com/

Përgatiti: Nazlie Jakupi

Mendimi juaj ka rëndësi

Si e vlerësoni këtë artikull?

0 reagime

Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur
URGJENT.COM

Përmbajtje e mbrojtur

Respektoni punën e redaksisë. Ripublikimi ose përdorimi i përmbajtjeve të mbrojtura kërkon autorizim, përveç rasteve të lejuara nga ligji.

Për ta ndarë lajmin me të tjerët, përdorni lidhjen e artikullit.