Sot KEDSNdërprerje Kufiri LIVE
Kërkohet tërheqje dhe falje

“Nuk është vlerë e shtuar”, deklarata e Janshës për punëtorin nga Kosova ngjall reagime

para 39 dite

Federata e Shoqatave Shqiptare në Slloveni ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Janez Jansha, pasi ai gjatë Kongresit të Menaxherëve në Portorozh përmendi një punëtor nga Kosova si shembull në kritikat e tij ndaj politikës së migracionit dhe importit të fuqisë së lirë punëtore.

“Nuk është vlerë e shtuar”, deklarata e Janshës për punëtorin nga Kosova ngjall reagime

Jansha kishte deklaruar se një person që vjen nga Kosova, punon në një ndërmarrje komunale me pagë minimale dhe sjell familjen me vete, “nga perspektiva kombëtare nuk është vlerë e shtuar”.

Federata, e drejtuar nga Flurina Ametaj, e ka dënuar deklaratën dhe ka kërkuar që kryeministri ta tërheqë atë dhe të kërkojë falje. Në reagim thuhet se shqiptarët janë pjesë e shoqërisë sllovene dhe se mes tyre ka punëtorë, zejtarë, sipërmarrës, pronarë restorantesh, mjekë, artistë, inxhinierë dhe sportistë që kontribuojnë përmes punës, taksave dhe kontributeve të tyre në zhvillimin e vendit.

Shoqatat shqiptare kanë kundërshtuar veçanërisht mënyrën se si është paraqitur puna me pagë minimale, duke argumentuar se një punëtor nuk mund të vlerësohet si më pak i dobishëm vetëm për shkak të pagës, origjinës apo faktit se jeton me familjen e tij në Slloveni. Sipas tyre, një qasje e tillë zhvlerëson edhe punën komunale, e cila është e domosdoshme për funksionimin e shërbimeve publike dhe mirëmbajtjen e mjedisit. Për vitin 2026, paga minimale bruto në Slloveni është 1.481,88 euro.

Federata ka theksuar se debatet për ndikimin ekonomik dhe fiskal të migracionit duhet të zhvillohen mbi bazën e të dhënave dhe kritereve të qarta, dhe jo duke marrë një rast individual si shembull për të vlerësuar kontributin e një komuniteti të tërë. Sipas saj, deklarata të tilla janë veçanërisht shqetësuese në një periudhë kur në Slloveni po diskutohet për ndryshime në legjislacionin për të huajt.

Shoqatat shqiptare kanë kërkuar që Janša ta tërheqë deklaratën dhe të kërkojë falje, duke argumentuar se kryeministri duhet të kontribuojë në respektin dhe besimin mes komuniteteve dhe jo në thellimin e ndarjeve për shkak të origjinës apo pozitës sociale. /Urgjent.com/

Përgatiti: Ylli Gashi

Mendimi juaj ka rëndësi

Si e vlerësoni këtë artikull?

5 reagime

Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur
URGJENT.COM

Përmbajtje e mbrojtur

Respektoni punën e redaksisë. Ripublikimi ose përdorimi i përmbajtjeve të mbrojtura kërkon autorizim, përveç rasteve të lejuara nga ligji.

Për ta ndarë lajmin me të tjerët, përdorni lidhjen e artikullit.