Hetimi gjithashtu tregoi se punëdhënësi nuk i kishte regjistruar ata në sigurimin shoqëror të detyrueshëm, duke shkelur kështu detyrimet ligjore të punësimit.
Sipas njoftimit të Policisë, për shkak të shkeljeve të Ligjit për të Huajt, punëtorët u gjobitën, ndërsa tre prej tyre kanë marrë vendime kthimi, me detyrimin për t’u larguar nga territori i Sllovenisë, Bashkimit Evropian dhe Marrëveshjes së Shengenit.
Ky veprim është pjesë e masave të rregullta kontrolluese që policia zhvillon në bashkëpunim me Administratën Financiare të Republikës së Sllovenisë, me qëllim monitorimin e ligjshmërisë së qëndrimit dhe punësimit të të huajve.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti nuk mbyllet me gjobitjen e punëtorëve të huaj. Policia po vazhdon mbledhjen e informacioneve për të proceduar edhe ndaj punëdhënësit, pasi dyshohet se bëhet fjalë për veprën penale të punësimit të paligjshëm, të përcaktuar sipas nenit 199 të Kodit Penal të Sllovenisë. Të gjitha gjetjet do t’i përcillen prokurorisë kompetente për veprime të mëtejshme.






