Menu

Slloveni, kosovari dyshohet për sulm seksual në një konvikt në Nova Gorica

para 45 dite

Një ngjarje e ndjeshme ka tronditur opinionin në Nova Gorica të Sllovenisë, ku një shtetas i huaj, nga Kosova, është marrë në pyetje për një rast të dyshuar të sulmit seksual ndaj një studenteje dhe më pas është liruar.

Slloveni, kosovari dyshohet për sulm seksual në një konvikt në Nova Gorica

Policia e Nova Goricës ka konfirmuar se po hetohet vepra penale e dhunës seksuale sipas nenit 171 të Kodit Penal.

Incidenti ka ndodhur më 12 tetor pranë Konviktit të Studentëve të Nova Goricës. Sipas raportimeve, i dyshuari i është afruar një studenteje, ka komunikuar me të dhe më pas e ka prekur në mënyrë të papërshtatshme. Vajza është tërhequr menjëherë në konvikt dhe ka njoftuar rojen e sigurisë, i cili ka thirrur policinë.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se personi është shtetas i Kosovës me leje pune në Slloveni. Policia e ka arrestuar dhe e ka dërguar para gjyqtarit hetues, i cili pas marrjes në pyetje ka vendosur ta lirojë, me arsyetimin se vepra nuk paraqet karakter të një krimi të rëndë.

Drejtori i Konviktit të Studentëve, Dragan Kojić, ka konfirmuar se përpara këtij incidenti kishte pasur dy raste të tjera të sjelljeve të ngjashme, të raportuara nga një refugjat ukrainas dhe një student tjetër. Arrestimi është bërë vetëm pas rastit të tretë, çka ka shkaktuar shqetësim te komuniteti studentor.

Kojić ka shprehur zhgënjim për vendimin e gjykatës dhe ka kërkuar masa më të rrepta parandaluese. Studentët janë këshilluar të lëvizin në vende të ndriçuara, të shmangin ecjen vetëm në orët e mbrëmjes dhe të mos ndërhyjnë në kontakte me persona të panjohur.

Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur