Rasti ndodhi të enjten rreth orës 20:15, kur një banor i Panoramaweg i pa dy persona përmes kamerave të sigurisë duke u marrë me derën e tarracës së shtëpisë së tij dhe njoftoi menjëherë policinë.
Pas telefonatës, disa patrulla të Policisë së Fricktalit të Epërm dhe Policisë Kantonale të Aargaut u nisën drejt vendit të ngjarjes. Vetëm pak minuta më vonë, policia ndaloi dy persona në afërsi të shtëpisë. Në vendngjarje u konstatua se dera e tarracës ishte dëmtuar, por sipas të dhënave të deritanishme, të dyshuarit nuk kishin arritur të hynin brenda objektit dhe ishin larguar pa marrë asgjë.
Të arrestuarit janë dy shtetas shqiptarë, 39 dhe 40 vjeç, pa vendbanim të përhershëm në Zvicër. Ata janë ndaluar përkohësisht nën dyshimin e fortë për tentim-vjedhje me thyerje, ndërsa 40-vjeçari rezultoi se ishte gjithashtu në kërkim për arrestim. Hetimet e mëtejshme po zhvillohen nga Policia Kantonale e Aargaut në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente. /Urgjent.com/
Përgatiti: Blerina Hoxha
Mendimi juaj ka rëndësi
Si e vlerësoni këtë artikull?