- Vizita specialistike gastroenterologjike
- Ultrazëri i barkut
- Trajtim i hemorroideve
- Gastroskopi
- Kolonoskopi
- Rektosigmoidoskopi
Dr. Qëndrim Zenelaj - specialist i gastroenterologjisë
Një 41-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën të dielën mbrëma në Sant’Olcese, në kodrat mbi Gjenovë, pasi u qëllua me armë elektrike (taser) nga oficerët e karabinierisë. Sipas hetuesve, përdorimi i pajisjes mund t’i ketë shkaktuar arrest kardiak.
Dy karabinierë janë vendosur nën hetim, një procedurë e domosdoshme ligjore për t’u lejuar atyre pjesëmarrjen në hetimet teknike me konsulentë të pavarur.
Karabinierët ishin thirrur nga fqinjët e viktimës, të cilët kishin dëgjuar britma dhe zhurma të forta në apartamentin e tij. Viktima u gjet në gjendje shumë të shqetësuar, me gjasë nën ndikim të alkoolit. Njëri nga oficerët e goditi me taser, i cili përveç tij preku edhe një koleg. Edhe pas të shtënës së dytë, efekti nuk ishte i plotë, derisa arma kaloi në duart e një policeje tjetër që e përdori sërish.
Kur mbërritën mjekët e urgjencës, 41-vjeçari tashmë nuk jepte shenja jete dhe u shpall i vdekur në vend.

Ngjarja ka ngjallur debat në Itali mbi përdorimin e armëve elektrike nga forcat e rendit. Nënsekretari i Brendshëm, Nicola Molteni (Lega), u bëri thirrje që të mos “kriminalizohen armët me elektroshok”, duke theksuar se mbi 5 mijë pajisje të tilla janë shpërndarë tek Policia e Shtetit, Karabinierët, Guardia di Finanza dhe policia lokale. Ai shprehu ngushëllime për familjen e viktimës dhe tha se vetëm drejtësia do të përcaktojë përgjegjësitë.
Nga ana tjetër, kompania Axon, prodhuesja e pajisjes taser, theksoi se sipas studimeve ndërkombëtare, në 99.7% të rasteve pajisja nuk shkakton dëmtime të përhershme, duke e cilësuar atë një alternativë jo-vdekjeprurëse ndaj armëve të zjarrit. Kompania tha se po bashkëpunon me autoritetet dhe kërkoi të priten rezultatet e autopsisë dhe hetimeve zyrtare për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes. /Urgjent.com/
Përgatiti: Ylli Gashi
Si e vlerësoni këtë artikull?
Duket se reklamat po bllokohen në shfletuesin tënd.
Reklamat mbështesin punën e redaksisë dhe na ndihmojnë t’i ofrojmë lajmet falas. Lejoji për Urgjent.com dhe vazhdo leximin.
Nëse përdor më shumë se një bllokues, lejo faqen te secili. Pastaj shtyp Rifresko faqen.