Sipas të dhënave të rastit, ngjarja ka ndodhur në maj të vitit 2024 në Lachen. I riu nga Kosova kishte pretenduar se dëshironte të blinte 23 gurë të çmuar, të cilët i përkisnin një banori lokal. Ai ishte paraqitur kinse në emër të një personi tjetër, duke krijuar idenë e një marrëveshjeje të rregullt tregtare.
Të dy palët ishin ulur në dhomën e ndenjes së apartamentit ku qëndronte pronari i gurëve. Gjatë momentit të shqyrtimit të gurëve, situata ka marrë kthesë të papritur, pasi kosovari dyshohet se ka sulmuar dhe neutralizuar viktimën, duke marrë gurët e çmuar dhe më pas duke u larguar.
Vlera e gurëve të vjedhur është llogaritur të jetë rreth 500 mijë franga zvicerane.
Pas hetimeve dhe procedurave gjyqësore, gjykata vendosi dënimin e tij, ndërsa detaje mbi kohëzgjatjen e dënimit nuk janë bërë të ditura ende.
Rasti ka marrë vëmendje të gjerë në media, për shkak të vlerës së lartë të sendëve të vjedhura dhe mënyrës së organizimit të veprës.
Në vazhdim priten deklarime të tjera nga autoritetet zvicerane lidhur me rrjetet ose personat e tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në rast.








