Sot KEDSNdërprerje Kufiri LIVE
KEDS paralajmëron punime

Ndërprerje të gjata të rrymës të martën, disa zona deri në 9 orë e gjysmë pa energji

para 38 dite

KEDS ka njoftuar për një numër të madh punimesh në rrjetin elektrik të martën, më 6 tetor, të cilat do të sjellin ndërprerje të planifikuara të energjisë në disa komuna të Kosovës.

Ndërprerje të gjata të rrymës të martën, disa zona deri në 9 orë e gjysmë pa energji

Ndërprerjet do të prekin zona në Prishtinë, Fushë Kosovë, Drenas, Klinë, Prizren, Suharekë, Ferizaj, Shtërpcë, Vushtrri, Gjakovë dhe Viti, ndërsa në disa raste pa energji do të mbetet një numër i madh fshatrash dhe lagjesh.

Ndërprerjet më të gjata janë paralajmëruar në Prishtinë, ku në disa dalje të rrjetit puna do të zhvillohet nga ora 08:30 deri në 18:00, pra për 9 orë e 30 minuta. Pa energji do të mbesin pjesë të rrugëve Tirana, Lidhja e Prizrenit, Maliq Pashë Gjinolli dhe Ahmet Haxhiu, si dhe zona të Bahollëve, Tophanes, rrugës Meto Bajraktari, rrugës Bicurri, rrugës Bedri Gjini, rrugës 27 Nëntori, rrugës Marie Shllaku, rrugës Abedin Rexha, pjesë të rrugëve Mic Sokoli, Drenica dhe Fahri Fazliu. KEDS bën të ditur se ndërprerjet lidhen me energjizimin e kabllove të reja në kuadër të projekteve investive.

Në Drenas, nga ora 10:00 deri në 14:00, pa rrymë do të mbesin Korotica e Epërme, Korotica e Ulët, Sankofci, Krajkova, Dumnica e Ulët, Komorani dhe disa rrugë përreth, për shkak të mirëmbajtjes preventive dhe pastrimit të trasesë. Në Fushë Kosovë, nga ora 09:30 deri në 12:00 do të preket rruga Fazli Grajqevci, për shkak të ndërrimit të njehsorëve elektrikë, ndërsa nga TS Koliq, nga ora 10:00 deri në 13:00, pa energji do të mbesin Sharban, Alshiq, Halabak, Dyzi, Tërrnavë, Vanovcë dhe Bellopojë, për shkak të demontimit të shtyllave 10 kV.

Në Klinë, ndërprerja do të zgjasë nga ora 11:00 deri në 15:00 dhe do të përfshijë fshatrat Dollc, Gremnik, Kpuz, Perlinë, Përçevë, Qeskovë, Çupevë, Rastok, Sferkë dhe Volljakë. Sipas KEDS-it, arsyeja është vendosja dhe premontimi i shtyllave të tensionit të mesëm.

Në rajonin e Prizrenit do të ketë disa ndërprerje të ndara. Nga ora 10:00 deri në 15:30 do të preken Levisha, Sporti, Njegoshi dhe Aradha e Sharrit. Në Zhur, ndërprerjet do të bëhen me orare të ndryshme nga ora 10:00 deri në 14:00, duke përfshirë Ujësjellësin, një pjesë të Zhurit, Zhurin e Ri, Gurishten, lagjet Begaj dhe Gavazaj, Hoçën e Qytetit, Billushën, Jeshkovën, Leskovecin, Lybeqevën, Kuzhnin-Lez, Poslishtën, Grazhdanikun, Vlashnën dhe zona të tjera. Në Suharekë, nga ora 09:00 deri në 12:00 do të mbesin pa energji Sopija I dhe II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.

Në Shtërpcë dhe Brezovicë, ndërprerja është paraparë nga ora 08:00 deri në 09:00. Pa energji do të mbesin Shtërpca, pjesë të Berevcës, Brezovica, Jazhinca, Sevca, Vrbeshtica, vikendicat, si dhe disa hidrocentrale të Matkos Group. Në Ferizaj, zona e Bablakut dhe magjistralja Ferizaj–Prishtinë do të preken nga ora 10:00 deri në 11:00.

Në Vushtrri, nga ora 10:00 deri në 15:30 do të ketë ndërprerje në fshatrat Druar dhe Mihaliq. KEDS ka bërë të ditur se punimet lidhen me mirëmbajtje preventive, eliminim të defekteve të identifikuara nga inspektimi me dron dhe pastrim të trasesë.

Në Gjakovë, ndërprerjet do të jenë ndër më të gjatat. Nga ora 10:00 deri në 18:00, pra për 8 orë, pa energji do të mbesin Bardhaniqi, Bara e Madhe, Beci, Bërdosana, Cermjani, Doblibara, Gërgoci, Jabllanica, Kodralia, Kralani, Meqja, Netiçi, Rashkoci, Suka, Vraniqi, Zhabeli dhe Zhdrella. Në të njëjtin interval do të preken edhe Beci, Janoshi, Lugbunari, Novosella e Epërme, Novosella e Poshtme, Osek Pasha, Palabardha, Qerimi, Sopoti, Trakaniqi dhe një pjesë e rrugës Mark Malota.

Në Viti, nga ora 10:00 deri në 15:30 do të mbesin pa energji Smira, Kabashi, Dobreshi, Cernoviti dhe disa zona e biznese të lidhura në daljen Smira. KEDS ka bërë të ditur se arsyeja e ndërprerjes është mirëmbajtja preventive dhe pastrimi i trasesë. /Urgjent.com/

Përgatiti: Drenusha Pllana

Mendimi juaj ka rëndësi

Si e vlerësoni këtë artikull?

5 reagime

Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur
URGJENT.COM

Përmbajtje e mbrojtur

Respektoni punën e redaksisë. Ripublikimi ose përdorimi i përmbajtjeve të mbrojtura kërkon autorizim, përveç rasteve të lejuara nga ligji.

Për ta ndarë lajmin me të tjerët, përdorni lidhjen e artikullit.