Sot KEDSNdërprerje Kufiri LIVE
Shtetase e huaj

Arrestohet një grua në Prishtinë, dyshohet se lëndoi një burrë duke hedhur gurë nga ballkoni

para 40 dite

Një shtetase e huaj është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka hedhur gurë drejt ballkonit të një personi tjetër dhe më pas ka thyer me thikë xhamin e derës së terasës së banesës ku po qëndronte.

Arrestohet një grua në Prishtinë, dyshohet se lëndoi një burrë duke hedhur gurë nga ballkoni

Rasti ka ndodhur më 3 tetor 2026, rreth orës 03:00. Sipas Policisë së Kosovës, e dyshuara kishte hedhur gurë nga ballkoni i banesës ku po qëndronte në drejtim të ballkonit të një burri, po ashtu shtetas i huaj. Si pasojë, viktima kishte pësuar lëndime në këmbë.

Policia ka bërë të ditur se e dyshuara ishte treguar agresive dhe se, duke përdorur një thikë, kishte thyer xhamin e derës së terasës dhe kishte hyrë brenda banesës. Për shkak të rrezikut gjatë intervenimit, me urdhër të prokurorit, njësia policore ka hapur me forcë derën e banesës ku ndodhej e dyshuara.

Nga ajo është konfiskuar thika që dyshohet se është përdorur gjatë incidentit. E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. /Urgjent.com/

Përgatiti: Drenusha Pllana

Mendimi juaj ka rëndësi

Si e vlerësoni këtë artikull?

0 reagime

Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur
URGJENT.COM

Përmbajtje e mbrojtur

Respektoni punën e redaksisë. Ripublikimi ose përdorimi i përmbajtjeve të mbrojtura kërkon autorizim, përveç rasteve të lejuara nga ligji.

Për ta ndarë lajmin me të tjerët, përdorni lidhjen e artikullit.