Sot KEDSNdërprerje Kufiri LIVE
Tre persona në veturë

Marihuanë, kokainë dhe 63 qese për paketim, dy të arrestuar në Suharekë

para 39 dite

Dy persona janë arrestuar në Suharekë pasi Policia ka ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin tre meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit ka gjetur substanca të dyshuara narkotike dhe mjete që dyshohet se përdoreshin për paketimin e tyre.

Marihuanë, kokainë dhe 63 qese për paketim, dy të arrestuar në Suharekë

Rasti ka ndodhur më 3 tetor 2026, rreth orës 18:00.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 25.86 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 0.83 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Po ashtu janë sekuestruar dy peshore për matjen e substancave narkotike, një grinder për bluarjen e marihuanës, një brisk dhe 63 qese të vogla që dyshohet se shërbejnë për paketimin e narkotikëve.

Në cilësi të provave materiale, Policia ka sekuestruar edhe tre telefona celularë dhe një shumë parash të gatshme. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa personi i tretë është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Urgjent.com/

Përgatiti: Ylli Gashi

Mendimi juaj ka rëndësi

Si e vlerësoni këtë artikull?

0 reagime

Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur
URGJENT.COM

Përmbajtje e mbrojtur

Respektoni punën e redaksisë. Ripublikimi ose përdorimi i përmbajtjeve të mbrojtura kërkon autorizim, përveç rasteve të lejuara nga ligji.

Për ta ndarë lajmin me të tjerët, përdorni lidhjen e artikullit.