Sot KEDSNdërprerje Kufiri LIVE
Monitorim edhe nga ajri

Policia nis kontrollet me dronë në Prizren, në fokus tejkalimet e palejuara

para 42 dite

Shoferët në Prizren do të monitorohen edhe nga ajri, pasi Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka nisur përdorimin e dronëve policorë për të identifikuar shkeljet që rrezikojnë sigurinë në komunikacion.

Policia nis kontrollet me dronë në Prizren, në fokus tejkalimet e palejuara

Sipas njoftimit të Policisë të 2 tetorit, këto kontrolle janë pjesë e planit operativ “Tejkalimet e palejuara, shpejtësia dhe telefoni”, i cili synon parandalimin dhe uljen e numrit të aksidenteve me lëndime të rënda, e veçanërisht atyre me pasoja fatale.

Në kuadër të këtij plani janë vendosur pika shtesë kontrolli, ndërsa dronët po përdoren herë pas here në zonat me rrezikshmëri më të lartë, për të monitoruar tejkalimet në vijë të plotë dhe kolonat e automjeteve.

Policia bën të ditur se qëllimi është identifikimi dhe ndëshkimi i kundërvajtësve që rrezikojnë pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Njëkohësisht, u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat, të shmangin veprimet e rrezikshme dhe të kontribuojnë në sigurinë në rrugë. /Urgjent.com/

Përgatiti: Ylli Gashi

Mendimi juaj ka rëndësi

Si e vlerësoni këtë artikull?

2 reagime

Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur
URGJENT.COM

Përmbajtje e mbrojtur

Respektoni punën e redaksisë. Ripublikimi ose përdorimi i përmbajtjeve të mbrojtura kërkon autorizim, përveç rasteve të lejuara nga ligji.

Për ta ndarë lajmin me të tjerët, përdorni lidhjen e artikullit.