Sot KEDSNdërprerje Kufiri LIVE
Sigurimi nuk e lejoi të hynte në klub

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se i drejtoi armën sigurimit të një klubi

para 40 dite

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka drejtuar armën e zjarrit në drejtim të sigurimit të një klubi, pasi ishte penguar të hynte brenda.

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se i drejtoi armën sigurimit të një klubi

Rasti ka ndodhur më 3 tetor, rreth orës 01:00. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte ndaluar nga sigurimi për të hyrë në klub, ndërsa më pas dyshohet se ka nxjerrë armën dhe e ka drejtuar në drejtim të pjesëtarëve të sigurimit.

Arma i është larguar të dyshuarit nga një dëshmitar, ndërsa më pas është marrë nën kontroll nga sigurimi i lokalit. Policia ka konfiskuar armën e zjarrit dhe ka arrestuar të dyshuarin.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”. /Urgjent.com/

Përgatiti: Liridona Krasniqi

Mendimi juaj ka rëndësi

Si e vlerësoni këtë artikull?

0 reagime

Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur
URGJENT.COM

Përmbajtje e mbrojtur

Respektoni punën e redaksisë. Ripublikimi ose përdorimi i përmbajtjeve të mbrojtura kërkon autorizim, përveç rasteve të lejuara nga ligji.

Për ta ndarë lajmin me të tjerët, përdorni lidhjen e artikullit.