Rasti ka ndodhur të enjten, më 1 tetor 2026, rreth orës 18:20.
Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka nisur derisa zyrtarët policorë po legjitimonin një person që ndodhej në një veturë dhe që ishte i afërm i të dyshuarit.
Gjatë ngjarjes, në vendin e incidentit ka ardhur edhe një person tjetër, i cili dyshohet se ka penguar njësinë policore dhe ka tentuar ta ndihmonte të dyshuarin të largohej.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Urgjent.com/
Përgatiti: Liridona Krasniqi
Mendimi juaj ka rëndësi
Si e vlerësoni këtë artikull?