Sot KEDSNdërprerje Kufiri LIVE

Arrestohet në Jarinje shtetasi i Serbisë, prezantoi dokumente false

10.09.2025

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të ndodhur dje rreth orës 16 e 20 minuta, në pikën kufitare mes Kosovës e Serbisë, në Jarinje ku një shtetas serb kishte tentuar të kalonte kufirin me dokumente që dyshohet të ishin të falsifikuara.

Arrestohet në Jarinje shtetasi i Serbisë, prezantoi dokumente false

Policia thotë se dokumentet janë konfiskuar, derisa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës.

“SPK Jarinje 09.09.2025-16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferin serb që dyshohet të jenë të falsifikuara. Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Urgjent.com/

Përgatiti: Blerina Hoxha

Mendimi juaj ka rëndësi

Si e vlerësoni këtë artikull?

0 reagime

Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur
URGJENT.COM

Përmbajtje e mbrojtur

Respektoni punën e redaksisë. Ripublikimi ose përdorimi i përmbajtjeve të mbrojtura kërkon autorizim, përveç rasteve të lejuara nga ligji.

Për ta ndarë lajmin me të tjerët, përdorni lidhjen e artikullit.