Sot KEDSNdërprerje Kufiri LIVE
Dërgohen direkt në vuajtje të dënimit

Dy persona të kërkuar arrestohen në Prizren, njëri ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burg

para 39 dite

Dy persona të kërkuar nga Policia janë arrestuar brenda një dite në Prizren, pasi Njësiti për Realizimin e Urdhëresave ka pranuar informacione për vendndodhjen e tyre.

Dy persona të kërkuar arrestohen në Prizren, njëri ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burg
Foto: © Herolind Bytyçi (Hallka /Urgjent Inc.)

Arrestimet janë realizuar më 3 tetor 2026, ndonëse ishte ditë vikendi dhe zyrtarët e njësitit ndodheshin jashtë orarit të rregullt të punës.

Sipas Policisë, pas pranimit të informacioneve për dy lokacione të ndryshme, zyrtarët e Njësitit për Realizimin e Urdhëresave kanë bashkëpunuar me patrullën në detyrë dhe kanë arritur t’i arrestojnë të dy personat. Njëri prej tyre ishte i dënuar me 35 ditë burg, ndërsa tjetri me një vit e katër muaj burg efektiv.

Të arrestuarit, të identifikuar me inicialet L.K. dhe S.K., të dy nga Prizreni, kishin qenë në kërkim policor pasi ndaj tyre ekzistonin vendime të plotfuqishme të Gjykatës Themelore në Prizren. Pas arrestimit, ata fillimisht janë dërguar në Stacionin Policor në Prizren dhe më pas janë transferuar në institucionin përkatës për vuajtjen e dënimit. /Urgjent.com/

Përgatiti: Blerina Hoxha

Mendimi juaj ka rëndësi

Si e vlerësoni këtë artikull?

0 reagime

Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur
URGJENT.COM

Përmbajtje e mbrojtur

Respektoni punën e redaksisë. Ripublikimi ose përdorimi i përmbajtjeve të mbrojtura kërkon autorizim, përveç rasteve të lejuara nga ligji.

Për ta ndarë lajmin me të tjerët, përdorni lidhjen e artikullit.