Prishtinë, arrestohet një person për kanosje ndaj policëve – dy zyrtarë të lënduar

01.11.2025

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kanosur zyrtarë policorë dhe ka ushtruar rezistencë aktive gjatë ndërhyrjes së tyre.

Prishtinë, arrestohet një person për kanosje ndaj policëve – dy zyrtarë të lënduar
Për çka bëhet fjalë
  • Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, dy karikatorë si dhe…
  • “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shfaqur rezistencë aktive dhe ka kanosur zyrtarët policorë.
  • Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, dy karikatorë dhe rreth 120 fishekë.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, dy karikatorë si dhe rreth 120 fishekë. Gjatë momentit të arrestimit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shfaqur rezistencë aktive dhe ka kanosur zyrtarët policorë. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, dy karikatorë dhe rreth 120 fishekë. Gjatë arrestimit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Urgjent.com/

Përgatiti: Ylli Gashi

Mendimi juaj ka rëndësi

Si e vlerësoni këtë artikull?

0 reagime

Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur