Menu

Deri në dy orë pritje për të dal nga Kosova, pika më e ngarkuar në Merdarë

16.08.2025

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka bërë përditësimin e të dhënave në pikat kufitare të Kosovës.

Deri në dy orë pritje për të dal nga Kosova, pika më e ngarkuar në Merdarë

Sipas kësaj qendre, pritjet tek pika kufitare e Dheut të Bardhë dhe Merdarës për të dalë nga Kosova shkojnë deri në dy orë. Ndërsa kolonat janë të gjata deri në 1000 metra.

Në pikat tjera kufitare, atë të Jarinjës dhe Mutivodës janë regjistruar pritje 40-60 minutëshe për të dalë nga Kosova.

Situatë më e mirë raportohet në të gjitha pikat tjera me pritje nga 5 deri në 15 minuta.

Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur