Menu

Dita e të Zhdukurve në Kosovë: Thirrje për zbardhjen e fatit të 1,600 personave

29.08.2025

Sot në Kosovë është shënuar Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Dhunë, një ditë që rikujton tragjedinë e mijëra personave që u zhdukën gjatë luftës dhe fatin e të cilëve ende nuk dihet plotësisht.

Dita e të Zhdukurve në Kosovë: Thirrje për zbardhjen e fatit të 1,600 personave

Me këtë rast, përfaqësues të institucioneve shtetërore kanë bërë homazhe pranë Monumentit të Personave të Zhdukur, duke nderuar kujtimin e tyre dhe duke theksuar përkushtimin për zbardhjen e fatit të tyre.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se institucionet shtetërore po punojnë me angazhim për të gjetur personat e zhdukur.
“Vetëm gjatë vitit të fundit kemi gjurmuar mbi 23 lokacione të ndryshme, ndërsa këtë vit kemi realizuar 18 aktivitete kërkimore për zbulimin e mbetjeve mortore të më të dashurve tanë,” deklaroi Kurti.

Edhe nga Kuvendi i Kosovës erdhi një thirrje e qartë për drejtësi. Në emër të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, u kërkua zbardhja sa më e shpejtë e fatit të personave të pagjetur.
“Ky është një obligim moral dhe ndërkombëtar që Serbia të tregojë sa më parë vendndodhjen e masakrave dhe të personave të zhdukur,” theksoi ai.

Logo
Hallka Marketing Agency publikoi Foto10:22 04.08.2025
...më shumë
Foto

Aktualisht, sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë ende figurojnë rreth 1,600 persona të zhdukur, fati i të cilëve mbetet i panjohur edhe pas më shumë se dy dekadash nga përfundimi i luftës.

Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur