Menu

Incident i pazakontë në Kosovë: Fëmija 12-vjeçar merr veturën dhe aksidentalisht godet motrën

19.08.2025

Një ngjarje e pazakontë është raportuar të shtunën në fshatin Llabjan të Komunës së Novobërdës, ku një fëmijë rreth 12-vjeçar ka marrë veturën e babait dhe ka filluar ta ngasë brenda oborrit të shtëpisë.

Incident i pazakontë në Kosovë: Fëmija 12-vjeçar merr veturën dhe aksidentalisht godet motrën

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kësaj ngasjeje, motra e tij ka tentuar ta ndalojë, por fatkeqësisht është goditur nga vetura. Si pasojë, ajo ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Është raportuar se një fëmijë rreth 12 vjeç ka marrë veturën e babait dhe ka filluar ta ngasë atë në oborrin e shtëpisë. Motra e tij ka tentuar ta ndalojë, por ajo është goditur me veturë dhe ka pësuar lëndime trupore, e njëjta është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje mbi gjendjen shëndetësore të vajzës, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Logo
Auto Bartje "XONI" publikoi Foto11:53 07.08.2025
...më shumë
Foto
Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur