Menu

Arrestimi dhe deportimi nga Kosova, BE: Kjo duhej të ishte masa e fundit

19.06.2025

Bashkimi Evropian thekson se është duke e ndjekur nga afër rastin e arrestimit dhe depërtimit të shtetasit serb të Kosovës. BE-ka thekson se i kërkuar autoriteteve të Kosovës të sigurojnë një proces të rregullt ligjor. Bashkimi Evropian vlerëson se rastet e revokimit të shtetësisë apo deportimit të shtetasve të Kosovës duhet të jenë, siç thuhet,…

Arrestimi dhe deportimi nga Kosova, BE: Kjo duhej të ishte masa e fundit

Bashkimi Evropian thekson se është duke e ndjekur nga afër rastin e arrestimit dhe depërtimit të shtetasit serb të Kosovës. BE-ka thekson se i kërkuar autoriteteve të Kosovës të sigurojnë një proces të rregullt ligjor.

Bashkimi Evropian vlerëson se rastet e revokimit të shtetësisë apo deportimit të shtetasve të Kosovës duhet të jenë, siç thuhet, “masa e fundit”, pas një procesi të rregullt ligjor.

Kjo është bërë e ditur nga zyrtarët në Bruksel, në lidhje me dëbimin e një shtetasi të Kosovës me etni serbe, të cilit iu hoq shtetësia kosovare. Sipas autoriteteve zyrtare në Prishtinë, ai ishte rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës serbe.

Në një përgjigje nga selia e BE-së, u konfirmua se institucionet evropiane po i ndjekin nga afër rastet e arrestimeve dhe deportimeve.

“Ne u kemi kërkuar autoriteteve të Kosovës të sigurojnë një proces të rregullt ligjor, të përmbahen ndaj standardeve të të drejtave themelore dhe të garantojnë mjete juridike për personat e prekur”, thuhet në përgjigjen me shkrim dërguar mediave.

Zyrtarët evropianë insistojnë se duhet të respektohet në plotni Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përfshirë këtu edhe vlerësimin individual, të bazuar në prova, që balancon sigurinë kombëtare me jetën private dhe familjare të personit në fjalë.

Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur