Menu

BE: Zgjidheni kryetarin e Kuvendit, nuk ka më kohë për humbje

08.08.2025

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke u bërë thirrje partive politike që të respektojnë vendimin dhe të punojnë për një zgjidhje të ngërçit politik që po e paralizon funksionimin e Kuvendit. Në deklaratën e publikuar, BE-ja e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese si të…

BE: Zgjidheni kryetarin e Kuvendit, nuk ka më kohë për humbje

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke u bërë thirrje partive politike që të respektojnë vendimin dhe të punojnë për një zgjidhje të ngërçit politik që po e paralizon funksionimin e Kuvendit.

Në deklaratën e publikuar, BE-ja e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese si të qartë dhe të rëndësishëm për zhvillimet institucionale në vend.

“Gjykata Kushtetuese ka folur dhe ka dhënë sqarime të rëndësishme,” thuhet në reagimin zyrtar.

Logo
Diviz Studio publikoi Foto18:42 03.08.2025
...më shumë
FotoFotoFotoFoto
+1

“BE-ja u bën thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që t’i përmbahen këtij vendimi dhe të gjejnë kompromisin dhe shumicën e nevojshme për të ecur me shpejtësi me procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe Zëvendëskryetarëve.”

Më tej, në deklaratë theksohet se kriza aktuale politike po dëmton institucionet dhe proceset demokratike të vendit dhe se nuk ka më kohë për vonesa.

“Nuk ka më kohë për të humbur në një ngërç politik!”, thuhet në fund të reagimit.

Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur