Menu

FSK njofton për ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, nga 31 gusht deri më 5 shtator

29.08.2025

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se nga data 31 gusht deri më 05 shtator 2025 do të zhvillojë ushtrimin fushor të koduar “Ujku Shigjetë”, në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë.

FSK njofton për ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, nga 31 gusht deri më 5 shtator

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të konvojeve ushtarake nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të rajonit të Gjakovës. Aktivitetet do të zhvillohen kryesisht në Aeroportin e Gjakovës dhe në Poligonin Ushtarak në Babaj të Bokës.

“E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thekson FSK-ja në komunikatë.

Ky ushtrim konsiderohet si pjesë e rëndësishme e planit të stërvitjeve të FSK-së, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe gatishmërisë operacionale të njësive ushtarake të Kosovës.

Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur