Menu

Gjykata Kushtetuese publikon aktgjykimin e plotë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

18.08.2025

Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë  për çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese publikon aktgjykimin e plotë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sipas aktgjykimi thuhet se Gjykata, në mënyrë të përmbledhur rikujton që përmes Aktgjykimit të saj në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025 lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit konstatoi që “Seanca Konstituive e Kuvendit, në kuptim të paragrafit 1 të nenit 66 të Kushtetutës është një akt kushtetues që duhet të përmbushet me sukses brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve, përmes përmbushjes të të gjitha elementeve thelbësore të konstituimit, përfshirë zgjedhjen e Kryetarit/es sipas paragrafit 2 të nenit 67 dhe nënkryetarëve sipas paragrafëve 3 dhe 4 të nenit 67 të Kushtetutës.

Po ashtu sipas njoftimit, Kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me  Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës. Gjykata ka urdhëruar kryesuesin që nga seanca e radhës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës – procedimi i votimit të kryeparlamentarit.

vendimi_gjykata_kushtetuese
Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur