Menu

Kosova në pritje të Kushtetueses, sot shpresat për të dalë nga bllokada institucionale

08.08.2025

Kosova po jeton sot një ditë vendimtare, pasi sytë e të gjithëve janë drejtuar te Gjykata Kushtetuese. Në mesnatë përfundoi masa e përkohshme 30-ditore e Gjykatës që ndalonte deputetët e legjislaturës së nëntë të ndërmarrin çfarëdo veprimi për konstituimin e Kuvendit, ndërkohë që vendi është në pritje të një aktgjykimi të ri që pritet të…

Kosova në pritje të Kushtetueses, sot shpresat për të dalë nga bllokada institucionale

Kosova po jeton sot një ditë vendimtare, pasi sytë e të gjithëve janë drejtuar te Gjykata Kushtetuese. Në mesnatë përfundoi masa e përkohshme 30-ditore e Gjykatës që ndalonte deputetët e legjislaturës së nëntë të ndërmarrin çfarëdo veprimi për konstituimin e Kuvendit, ndërkohë që vendi është në pritje të një aktgjykimi të ri që pritet të publikohet gjatë ditës së sotme.

Ky vendim ka një peshë të madhe, pasi pritet të ofrojë një rrugëzgjidhje për bllokadën e thellë institucionale që ka përfshirë vendin, më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Që nga seanca e parë e Kuvendit, më 15 prill, janë bërë plot 54 përpjekje për ta konstituuar atë, por të gjitha kanë dështuar.

Masa e përkohshme erdhi si pasojë e dështimit të deputetëve për të respektuar afatin 30-ditor të vendosur nga një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese më 26 qershor. Gjatë kësaj kohe, Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka theksuar se partia e tij do ta respektojë vendimin e ri, pavarësisht përmbajtjes së tij. “Nuk e dimë ende cila do të jetë zgjidhja, por ne kemi deklaruar se do ta respektojmë aktgjykimin. Është një dëm i madh që Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend,” kishte deklaruar Kurti.

Logo
Ordinanca "VIVE" Gastro publikoi Foto14:01 17.08.2025
...më shumë
Foto

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar dy kërkesa të ndara të dorëzuara nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

  • PDK i është drejtuar Gjykatës në fillim të korrikut, duke kundërshtuar mënyrën e propozuar nga LVV për krijimin e Komisionit për votim të fshehtë, si dhe ndërprerjen e seancës konstituive pas mosmiratimit të këtij komisioni.
  • LDK ka kërkuar interpretim kushtetues mbi vazhdimin e seancës pas 29 qershorit, duke e cilësuar këtë në kundërshtim me aktgjykimin e 26 qershorit dhe me vetë Kushtetutën.

Një ngjarje tjetër e rëndësishme që shënoi këtë periudhë ishte tërheqja e kërkesës së Presidentes Vjosa Osmani për sqarim nga Gjykata lidhur me pasojat nëse Kuvendi nuk konstituohet. Osmani e justifikoi këtë tërheqje me faktin se gjyqtari serb Radomir Llaban ishte caktuar si raportues i çështjes, duke e quajtur këtë përzgjedhje “të rrezikshme për rendin kushtetues dhe sigurinë e vendit”.

Me skadimin e masës së përkohshme dhe me një vendim të ri në prag, shpresat janë që Gjykata Kushtetuese të ofrojë qartësinë e nevojshme për të zhbllokuar procesin dhe për t’i dhënë fund krizës institucionale që po e mban peng vendin prej muajsh.

Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur