Gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, Kurti do të zhvillojë takime bilaterale në margjina të Forumit, si dhe do të marrë pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti Jacques Delors.
Ndërkaq, sonte është i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit, tha ZKM.
Forumi i Paqes në Paris, që organizohet çdo vit nën patronazhin e Presidentit Macron, synon të promovojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe qasjen multilaterale për zgjidhjen e krizave globale — nga siguria, klima, e deri te transformimi digjital dhe qeverisja demokratike.







