Menu

Kursimet e qytetarëve në Kosovë arrijnë në 6.92 miliardë euro, rritje prej 13% gjatë vitit 2024

12.08.2025

Qytetarët e Kosovës po shënojnë një rritje të qëndrueshme të kursimeve bankare. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në dhjetor 2024 vlera e përgjithshme e depozitave në banka arriti në 6.92 miliardë euro, duke regjistruar një rritje vjetore prej 13%, krahasuar me 10.4% një vit më parë. Raporti…

Kursimet e qytetarëve në Kosovë arrijnë në 6.92 miliardë euro, rritje prej 13% gjatë vitit 2024

Qytetarët e Kosovës po shënojnë një rritje të qëndrueshme të kursimeve bankare. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në dhjetor 2024 vlera e përgjithshme e depozitave në banka arriti në 6.92 miliardë euro, duke regjistruar një rritje vjetore prej 13%, krahasuar me 10.4% një vit më parë.

Raporti i BQK-së thekson se rritja e depozitave, veçanërisht gjatë pjesës së dytë të vitit, ka rikthyer trendin pozitiv, në ndryshim nga viti paraprak kur ritmi i rritjes kishte pësuar ngadalësim. Depozitat e ekonomive familjare vazhdojnë të mbizotërojnë strukturën e përgjithshme, duke përbërë 65.1% të totalit në fund të vitit 2024.

Për të njëjtën periudhë, stoku i përgjithshëm i kredive arriti në 5.81 miliardë euro, duke shënuar një rritje vjetore prej 18.3%, apo 5.3 pikë përqindje më shumë se vitin paraprak. Ky trend i përshpejtuar është nxitur nga zgjerimi i kreditimit si për ekonomitë familjare, ashtu edhe për korporatat jofinanciare.

Logo
Hallka Marketing Agency publikoi Foto10:22 04.08.2025
...më shumë
Foto

Rezultatet e Anketës së Kreditimit Bankar (AKBK) tregojnë se rritja e kreditimit gjatë vitit 2024 është ndikuar kryesisht nga kërkesa më e lartë për kredi, e shoqëruar me lehtësim të kushteve të kreditimit në një masë të caktuar.

Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur