Sot KEDSNdërprerje Kufiri LIVE

Mungon dëshmitarja, dështon seanca në rastin “Banjska”

21.10.2025

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dështuar seanca e së martës ndaj të tre akuzuarve lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit: Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq.

Mungon dëshmitarja, dështon seanca në rastin “Banjska”

Në këtë seancë ishte planifikuar të dëgjohet dëshmitarja Dragana Antonijeviq, por e njëjta mungoi.

Dëshmitarja Dragana Antonijeviq nuk është paraqitur në gjykatë. Ajo ka deklaruar se ndodhet në Serbi. Për këtë dëshmitare, gjykata konsideron se nuk ka arsyetuar mungesën.

Gjykata do të marrë vendim nëse dëshmitarja do të shoqërohet nga organet e policisë ose do t’i dërgohet ftesa përsëri.

“Për këtë dëshmitare nuk ka arritur që ta arsyetojë mungesën. Gjykata ndërkohë do të presë që ta arsyetojë këtë mungesë në bazë të dokumentacionit apo dëshmive të besueshme, dhe pas saj do të merr vendim nëse e njëjta do të shoqërohet përmes organeve të policisë. Në këto kushte nuk do të mund të vazhdojmë seancën,” deklaroi kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti.

Në seancën e radhës pritet të dëshmojë një dëshmitar nga Maqedonia e Veriut, ka bërë të ditur kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti. /Urgjent.com/

Përgatiti: Blerina Hoxha

Mendimi juaj ka rëndësi

Si e vlerësoni këtë artikull?

0 reagime

Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur
URGJENT.COM

Përmbajtje e mbrojtur

Respektoni punën e redaksisë. Ripublikimi ose përdorimi i përmbajtjeve të mbrojtura kërkon autorizim, përveç rasteve të lejuara nga ligji.

Për ta ndarë lajmin me të tjerët, përdorni lidhjen e artikullit.