Sot KEDSNdërprerje Kufiri LIVE

Nga sot, Kuvendi hap dyert për mërgimtarët – ja oraret e vizitave

10.08.2026

Kuvendi i Republikës së Kosovës do t’i hapë dyert për bashkatdhetarët edhe këtë vit, në kuadër të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Foto: Kuvendi i Republikës së Kosovës do t’i hapë dyert për bashkatdhetarët edhe këtë vit, në kuadër të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Aktiviteti nis sot, më 10 gusht, dhe do të zgjasë deri të mërkurën, më 12 gusht 2026.

Gjatë këtyre tri ditëve, bashkatdhetarët që ndodhen në Kosovë do të kenë mundësi të vizitojnë ambientet e Kuvendit nga ora 12:00 deri në 16:00.

Ky aktivitet tradicional synon t’u mundësojë qytetarëve nga diaspora që gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë të vizitojnë institucionin më të lartë ligjvënës të vendit dhe të njihen nga afër me ambientet e tij.

Këtë vit, aktiviteti zhvillohet në një situatë të veçantë politike, pasi Kuvendi vazhdon të mbetet i pakonstituuar dhe pa funksionalizim të plotë institucional.

Megjithatë, pavarësisht situatës politike, dyert e Kuvendit do të jenë të hapura për bashkatdhetarët gjatë tri ditëve të aktivitetit. /Urgjent.com/

Përgatiti: Drenusha Pllana

Mendimi juaj ka rëndësi

Si e vlerësoni këtë artikull?

0 reagime

Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur
URGJENT.COM

Përmbajtje e mbrojtur

Respektoni punën e redaksisë. Ripublikimi ose përdorimi i përmbajtjeve të mbrojtura kërkon autorizim, përveç rasteve të lejuara nga ligji.

Për ta ndarë lajmin me të tjerët, përdorni lidhjen e artikullit.