Sipas njoftimit, policia ka hapur gjithsej 27 raste lidhur me këto incidente, të cilat vazhdojnë të hetohen nga njësitet përkatëse.
Për të parandaluar tragjedi të mundshme, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë thirrje për bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, duke i ftuar ata të raportojnë çdo rast të gjuajtjes me armë zjarri gjatë festimeve. Qytetarët mund të raportojnë përmes numrit të telefonit 192, adresës elektronike info@kosovopolice.com, aplikacionit “Lajmëro Policinë” apo duke u paraqitur në stacionin më të afërt policor.
Slogani i fushatës së MPB-së është: “Festo me zemër, jo me armë!”
Kjo fushatë sensibilizuese është realizuar me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia, përmes Fondit të Mirëbesimit për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, ajo është mbështetur nga Bashkimi Evropian.
MPB thekson se përmbajtja e fushatës është përgjegjësi vetëm e saj dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e BE-së apo të vendeve kontribuese.







