Kursi synon përgatitjen e kuadrove në nivel ekipi dhe skuadre për përballimin e sfidave bashkëkohore, me theks të veçantë në lidership, vendimmarrje dhe menaxhim të situatave komplekse operacionale dhe taktike.
Gjatë kursit, pjesëmarrësit kanë kaluar nëpër një proces intensiv trajnimi, duke zhvilluar njohuri teorike dhe aftësi praktike të nevojshme për udhëheqje efektive në nivele të ndryshme të përgjegjësisë. Sipas njoftimit, përmes certifikimit kursantët kanë dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi më të larta në shërbim të misionit.
Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka ritheksuar se mbetet e përkushtuar në zhvillimin e liderëve të aftë, të disiplinuar dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes, duke e konsideruar këtë kurs si një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve udhëheqëse dhe profesionale. /Urgjent.com/
Përgatiti: Nazlie Jakupi
Mendimi juaj ka rëndësi
Si e vlerësoni këtë artikull?