Sot KEDSNdërprerje Kufiri LIVE
Stërvitje për kontrollin e turmave

Prishtinë, EULEX-i dhe Policia e Kosovës sot me stërvitje të përbashkët

para 46 dite

Pjesëtarë të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës do të zhvillojnë sot një stërvitje të përbashkët për kontrollin e turmave dhe trazirave në Prishtinë.

Prishtinë, EULEX-i dhe Policia e Kosovës sot me stërvitje të përbashkët

Stërvitja do të mbahet më 28 shtator 2026, në Kompleksin e EULEX-it në zonën industriale të Prishtinës.

Gjatë aktivitetit do të bëhet dislokimi i personelit dhe pajisjeve në zonën ku do të zhvillohet stërvitja.

Sipas njoftimit, aktiviteti është pjesë e detyrave të rregullta të reaguesve të sigurisë në Kosovë dhe synon avancimin e gatishmërisë operacionale dhe bashkëpunimit ndërmjet tyre.

Stërvitja do të zhvillohet në përputhje me standardet evropiane dhe do të fokusohet në reagimin e përbashkët gjatë situatave që lidhen me kontrollin e turmave dhe trazirave. /Urgjent.com/

Përgatiti: Ardit Berisha

Mendimi juaj ka rëndësi

Si e vlerësoni këtë artikull?

0 reagime

Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur
URGJENT.COM

Përmbajtje e mbrojtur

Respektoni punën e redaksisë. Ripublikimi ose përdorimi i përmbajtjeve të mbrojtura kërkon autorizim, përveç rasteve të lejuara nga ligji.

Për ta ndarë lajmin me të tjerët, përdorni lidhjen e artikullit.