Në mëngjesin e sotëm, në pikat e kalimit kufitar në Kosovë fluksi i automjeteve paraqitet përgjithësisht i qetë dhe i menaxhueshëm dhe me pritje të shkurtra në shumicën e pikave.
Pritjet janë deri në 40 minuta për të dalë nga territori i Kosovës nëpërmjet pikës kufitare në Jarinje, sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
E te Dheu i Bardhë pritjet janë deri 20 minuta për të dalë nga Kosova.
Në Merdar pritjet janë 10-15 minuta për të dalë nga territori i Kosovës dhe 5-10 minuta për të hyrë në Kosovë. Në pikat tjera kufitare situata është më e qetë.







