Menu

Vjosa Osmani: “Me Kurtin gjithmonë në një linjë për ta mbrojtur Kosovën”

11.09.2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur publikisht për marrëdhëniet e saj me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke theksuar se nuk kanë pasur asnjëherë dallime thelbësore kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Kosovës nga Serbia.

Vjosa Osmani: “Me Kurtin gjithmonë në një linjë për ta mbrojtur Kosovën”

Deklarata e saj vjen në një moment kur shpesh spekulohet për dinamikat brenda lidershipit shtetëror.

Osmani u shpreh se linja e përbashkët me Kurtin daton prej kohësh dhe se bashkëpunimi i tyre nuk është i kufizuar vetëm në mandatin aktual. “Jo vetëm këto pesë vite që jam presidente e Kurti është kryeministër, për aq sa njihemi ne nuk kemi pasur dallimin më të vogël se Kosova duhet të mbrohet nga Vuçiqi, nga Serbia dhe nga shërbëtorët e tyre në Kosovë,” tha ajo.

Duke e theksuar këtë unitet, Presidentja shtoi se pozicionimi i tyre i përbashkët është i qëndrueshëm dhe i palëkundur. “Kjo kurrë nuk na ka nda, gjithmonë kemi qenë në një linjë. Kish qenë e udhës me thanë VV-ja po pajtohet me presidenten,” tha Osmani.

Në lidhje me të ardhmen e saj politike, Presidentja Osmani la të hapur mundësinë e rikandidimit, ndonëse e theksoi me humor se do të donte një pushim. “A do të rikandidojë do të vendosi në ndërkohë, sa po dua me marrë pushim po çohen disa gazetarë po sulmojnë e po më bindin me vazhdu,” tha ajo, duke shtuar një notë personale dhe reflektive mbi presionin e punës publike.

Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur