Ngjarja ka ndodhur saktësisht pranë shkollës fillore “Emin Duraku”
“Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga të dhënat e mbledhura është mësuar se pas një zënke ndërmjet dy të rinjve, njëri prej tyre, mashkull 13-vjeçar, e ka goditur me një mjet të mprehtë viktimën, mashkull 19-vjeçar”, ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
I lënduari është dërguar në Ndihmën e Shpejtë të qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe, në bashkërendim me të po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.







