Menu

64 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

para 25 dite

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

64 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 26 aksidente me të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1789 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 27 persona, prej të cilëve 17 ka dërguar në mbajtje.

Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur