Menu

Pesë vrasje vetëm gjatë gushtit në Kosovë

11.08.2025

Fundjava e kaluar ka shënuar një alarm të kuq për sigurinë në Kosovë, me një numër tragjik të vrasjeve. Të paktën katër persona humbën jetën vetëm gjatë ditës së diel. Këto ngjarje tronditëse janë shënuar në Gjilan dhe Prizren, duke ngritur shqetësime të mëdha për situatën e sigurisë në vend. Vrasja e trefishtë në Gjilan…

Pesë vrasje vetëm gjatë gushtit në Kosovë

Fundjava e kaluar ka shënuar një alarm të kuq për sigurinë në Kosovë, me një numër tragjik të vrasjeve. Të paktën katër persona humbën jetën vetëm gjatë ditës së diel. Këto ngjarje tronditëse janë shënuar në Gjilan dhe Prizren, duke ngritur shqetësime të mëdha për situatën e sigurisë në vend.

Vrasja e trefishtë në Gjilan shënoi një nga ngjarjet më të rënda të ditës. Gjatë mesditës, tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën. Autoritetet konfirmuan ngjarjen, ndërsa të dyshuarit për këtë krim makabër aktualisht janë në arrati. Policia po vijon kërkimet intensive për kapjen e tyre.

Ndërsa situata në Gjilan ishte ende e freskët, në mbrëmje u raportua për një tjetër vrasje në Prizren. Viktima u godit me thikë. Fillimisht, i dyshuari ishte në arrati, por pas disa orësh kërkime, ai u arrestua nga Policia, duke i dhënë fund panikut në qytet.

Logo
Ordinanca "VIVE" Gastro publikoi Foto14:01 17.08.2025
...më shumë
Foto

Këto nuk janë rastet e vetme të muajit. Më 4 gusht, në fshatin Baicë të Lipjanit, u zbulua një tjetër krim. Trupi i një burri 50 vjeç u gjet i varrosur në një arë. Policia ka intervistuar katër dëshmitarë lidhur me këtë rast, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur