Menu

Plumbi qorr godet veturën e një qytetari në Skenderaj, policia nis hetimet

18.08.2025

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar pasditen e sotme në fshatin Polac të Skenderajt, ku një qytetar kosovar ka qenë pranë rrezikut nga një plumb qorr.

Plumbi qorr godet veturën e një qytetari në Skenderaj, policia nis hetimet

Sipas njoftimit, burri ishte duke lëvizur me veturën e tij kur papritur një predhë ka goditur automjetin. Për fat të mirë, ngjarja nuk ka pasur pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale në veturë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur dhe sekuestruar predha e cila dyshohet se shkaktoi incidentin.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse të rendit, me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe identifikimit të përgjegjësve.

Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur