Menu

Prizren, tre shoferë kapen duke vozitur mbi 100 km/h në zonën 50, policia ia konfiskon patentë shoferët

para 11 dite

Policia e Kosovës në Prizren ka ndërmarrë masa ndaj disa shoferëve që kanë tejkaluar ndjeshëm kufirin e lejuar të shpejtësisë gjatë kontrolleve të fundit të zhvilluara në datat 29 dhe 31 tetor 2025.

Prizren, tre shoferë kapen duke vozitur mbi 100 km/h në zonën 50, policia ia konfiskon patentë shoferët

Kontrollet janë kryer nga njësitet e Trafikut Rajonal, duke përdorur vetura inteligjente, radarë mobil dhe radarë statik.

Në zonën me kufizim të shpejtësisë 50 km/h, Policia ka regjistruar automjete që lëviznin me shpejtësi prej 104 km/h, 107 km/h dhe madje deri në 140 km/h. Shoferët janë ndalur menjëherë në vendngjarje dhe ndaj tyre janë shqiptuar masat ligjore sipas Kodit të Trafikut.

Dy prej shoferëve janë gjobitur me nga 500 euro, janë penalizuar me 5 pikë negative dhe iu është ndaluar drejtimi i automjetit për 6 muaj. Ndërsa shoferi tjetër është ndëshkuar me gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim drejtimi për 3 muaj.

Policia ka bërë të ditur se këto kundërvajtje janë të dokumentuara me fotografi, incizime dhe fletëparaqitje zyrtare.

Në fund, Policia apelon te të gjithë ngasësit që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të kenë kujdes të shtuar në trafik, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme në rrugë.

Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur